GazetaMax
LIFESTYLE

Bora me Donaldin shkuan bashk në Vienë? Kjofoto zbulon shumëçka

Bora mungoi në Përputhen sepse ka qenë me Donaldin në Vienë?.
Bora dhe Donaldi janë ribashkuar sërish? Burimet e “Rozë” bëjnë të ditur së ata janë parë së bashku në Vjenë të Austrisë këto ditë. nëse është e vërtetë kjo gjë, atëherë i bie të jenë pajtuar.
Këtyre zërave i shtohet edhe fakti se Bora ka munguar në xhirimet e Prime të emisionit Përputhen, i cili është transmetuar të shtunën dhe nuk u dha asnjë arsye për mungesën e saj.
Donaldi ka postuar fotografi nga aeroporti duke mos treguar lokacionin. Disa ditë më parë u përfol në portale të ndryshme se Donaldi kishte parkuar makinën poshtë hyrjes së Borës dhe ishte takuar me të.
Në anën tjetër, ai ka publikuar edhe projektin e parë dedikuar Borës, pas ndarjes nga këngëtarja, Beatrix Ramosaj. Kënga e titulluar “Nuk je”, që po ecën mjaft mirë në Youtube duket që është një dedikim për ish-të dashurën e tij.
Të gjithë thonë se është për Borën, nisur nga teksti, por mbi të gjitha nga detajet e klipit, sic është numëri 5, që është një numër me shumë rëndësi për të dy.

Data 5 shënon ditën kur ata janë lidhur zyrtarisht me njëri-tjetrin dhe njëri detajsit si Donaldi nuk i harron kurrë këto gjëra. Edhe kur ishte në BBV, ai gjithmonë gjente detaje që lidheshin me Borën.

Related posts

Learta me duart në gjoks, kështu ia uron ditelindjen burrit të saj

e-max

Me dimi e jelek, Afrona Dika po duket nusja me e bukur që keni parë!

e-max

Kumanovari Afrim Ismaili ishte truproje e Vandamit në Kosovë

e-max