GazetaMax
Lajme

Ylber Imeri pranon detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë Financiare

Sot zyrtarisht e pranova detyrën e zëvendës drejtorit të Policisë Financiare në Republikën e Maqedonisë së Veriut.

Në emrin tim, e falenderoj anëtarësinë e Aleancës për Shqiptarët, degën e Bogovinës, si dhe në veçanti kryetarin e Aleancës për Shqiptarët z. Arben Taravari, të cilët më besuan këtë detyrë të rëndësishme.

Së bashku me strukturat dhe institucionet tjera shtetërore, do të përkushtohem për të luftuar të keqen dhe padrejtësitë në shtetin tonë me shpresën dhe vullnetin për ngritjen dhe ndërtimin e një shoqërie me mirëqenie për të gjithë qytetarët e vendit.

Ylber Imeri i lindur më 1981 në Tetovë, është i diplomuar në UEJL në Administratë Biznesi dhe një profesionist i çmuar dhe me përvojë disa vjeçare të suksesshme menaxhuese në sektorin bankar, të tregëtisë, si dhe sektorin e financave. Imeri është njohës i gjuhës shqipe, maqedonase dhe angleze, një personalitet me tipare pozitive dhe i pranueshëm për mjedisin dhe shoqërinë.

Si njeri me parime të shëndosha posedon vlera të larta morale dhe njerëzore, vlera të cilat pritet të arsyetohen gjatë kryerjes së detyrave të cilat dalin nga kjo drejtori e rëndësishme.

Related posts

Festa e Pashkëve, Higjiena Komunale pastron kishat

Gazetamax.mk

Vazhdon seanca kuvendore për zgjedhjen e zëvendësministrave

Gazetamax.mk

Shpërthen zjarr në Ministrinë e Kulturës, nuk ka të lënduar

Gazetamax.mk