GazetaMax
Lajme

Zajkova: Qeveria nuk po bën asgjë për reforma në gjyqësi, dikujt i konvenon kjo gjendje

Shkup, 2 shkurt – Kryetarja e PLD-së, Monika Zajkova, partner koalicioni i LSDM-së dhe BDI-së, në një emision në TV24, pranoi se Qeveria nuk po zbaton reforma në sistemin juridik sepse siç tha ajo, dikujt i konvenon ky kaos me qëllim që të mos ketë përgjegjësi, transmeton Zhurnal.

“Për gjyqësinë vetëm flasim por askush nuk ddëshiron të bëjë diçka sepse nga ajo që unë mund të kuptoj, dikujt i konvenon ky kaos në gjyqësi me qëllim që të mos ketë përgjegjësi”, tha Zajkova.

Zajkova shtoi se si rezultat i sistemit katastrofal, çdo ditë nga një i ri po ikë nga shteti.

“Nuk shohim reforma thelbësore që ndërmeren. Shohim nga viti në vit se sistemi po fundoset. Pajtohem me Naumin se çdo ditë nga një i ri na ikë nga shteti dhe kjo duhet të jetë brengosëse dhe duhet me të vërtetë për resore të caktuara të gjejmë konsensus dhe të bëjmë reforma thelbësore”, deklaroi Zajkova, kryetare e PLD-së./Zhurnal.mk

Related posts

Dimitrov: Urgjentisht duhet të ndërpritet partizimi i sektorit publik

Gazetamax.mk

Zelensky: Kryetari i Melitopolit është gjallë, po e torturojnë

Gazetamax.mk

Sulmet kibernetike vazhdojnë, ngrenë alarmin për masa parandaluese!

Gazetamax.mk