GazetaMax
Lajme

Zbulohen emrat e kryetarëve të rinj të Komisioneve parlamentare nga mazhoranca

Mazhoranca ka përcaktuar emrat e kryetarëve që do të udhëheqin 6 nga komisionet më të rëndësishme parlamentare për legjislaturën e re. Euronews Albania ka siguruar listën zyrtare me përbërjen e re të drejtuesve, që pritet të miratohet në seancën e radhës.

Komisioni për Ekonominë, Punësimin dhe Financat do të drejtohet nga Milva Ekonomi, një emër i njohur për përvojën e saj në administratën publike dhe fushën e financave.
Komisioni për Çështjet Ligjore dhe Administratën Publike do të udhëhiqet nga Ulsi Manja, aktualisht Ministër i Drejtësisë dhe një nga figurat kyçe në reformën në drejtësi.
Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes i besohet Bledi Çuçit, ish-ministër i Brendshëm, me eksperiencë në menaxhimin e sigurisë dhe rendit publik.
Komisioni për Burimet Natyrore, Infrastrukturën dhe Zhvillimin e Qëndrueshëm do të drejtohet nga Anila Denaj, ish-ministre e Financave dhe njohëse e mirë e çështjeve të zhvillimit strategjik.
Komisioni për Bujqësinë, Ushqimin dhe Zhvillimin Rural do të ketë në krye Blendi Klosin, një tjetër emër me përvojë në disa dikastere, përfshirë edhe mjedisin dhe turizmin.
Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme do të drejtohet nga Igli Hasani, ish-ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme, me karrierë diplomatike dhe angazhim në procesin e integrimit europian.

Related posts

Bytyqi – Loson: Mbretëria e Bashkuar është një partner i besueshëm në zhvillimin e vendit

Gazeta Max

Do të vijë presidenti i Letonisë, Egils Levits, Shkupi nën regjim të veçantë trafiku

Gazeta Max

Rikthehet pas 11 muajsh në Kuvend, Berisha: Do të vazhdoj betejën time! PD, forcë politike e fitores dhe nuk ka gjë në botë ta ndalojë

Gazeta Max