GazetaMax
Lajme

Zbulohet pesëshja e parë! Ish-ministra, zëvendësministra e drejtorë në listën e Frontit për Çairin

Koalicioni Fronti Europian po përgatitet për zgjedhjet lokale me një listë të përforcuar për Këshillin Komunal të Çairit, ku sipas burimeve të brendshme, pritet të përfshihen figura me përvojë të gjatë institucionale si ish-ministra, zëvendësministra dhe ish-drejtorë.

Në krye të listës, si bartës, është propozuar Abdul Selam Selami, emër i njohur në opinionin lokal për angazhimet e tij politike si dhe ish funksionar në disa institucione.

Pozita e dytë në listë i takon Aleancës për Shqiptarët (krahu i Ziadin Selës), ku përfliten dy emra të mundshëm: Naim Bajrami, nënkryetar i partisë, ose Zudi Koka, kryetar i degës së ASH-së në Çair.

Në pozitën e tretë pritet të jetë një përfaqësuese femër nga radhët e BDI-së, ku përmenden emrat e Shkodrane Dardhishtës dhe Lejla Emrulait, të dyja me përvojë në administratën publike dhe aktivitet politik lokal.

Vendin e katërt pritet ta zërë Muhedin Brava, kryetar i degës së ASH-së (krahu i Taravarit) në Çair, si pjesë e marrëveshjes së brendshme për përfaqësimin strukturave të Taravarit brenda Frontit.

Pozita e pestë është rezervuar për përfaqësuesin e Lëvizjes Populli, ku emër i përfolur është Onur Ali, ish-zëvendësministër i Kulturës.

Në vijim të listës, sipas burimeve, pritet të përfshihen edhe emra nga parti të tjera të koalicionit si PDE, partia e boshnjakëve, si dhe figura nga komunitete të ndryshme që e përbëjnë mozaikun politik dhe etnik të Çairit.

Related posts

Rrahje masive në Burgun e Shutkës, një i burgosur përfundon në spital

Gazeta Max

Vuçiq: Nuk do të ketë Kosovë të pavarur

Gazeta Max

NSDP promovon shtabin rajonal në NJZ 3 dhe kandidatin për deputetë, Goran Misovski

Gazeta Max