GazetaMax
Sport

Zbulohet plani i Barcelonës për transferimin e tij

Barcelona s’heq dorë nga Haaland, zbulohet plani i klubit për transferimin e tij.
Barcelona nuk është dorëzuar ende në garën për transferimin e Erling Haalandit.
“Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të shtunë se klubi ka nisur një përpjekje të fundit për të nënshkruar me sulmuesin norvegjez.
Sipas gazetës spanjolle, Barcelona ka kontaktuar me agjentin e lojtarit, Mino Raiolan, transmeton Gazeta Express.
Barça thuhet se ia ka shpjeguar Raiolas sërish qëndrimin e tyre për këtë çështje dhe ka kërkuar të arrijë një zgjidhje. Katalunasit ia kanë bërë të qartë agjentit se janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lirimit të Haalandit prej 75 milionë eurove.
Ata gjithashtu informuan Raiolan se nëse 21-vjeçari pranon fillimisht të nënshkruajë me një pagë më të ulët këtë verë, ata do ta kompensojnë atë në sezonet e ardhshme duke përmirësuar gradualisht kontratën e tij.
Megjithatë, problemi për Barcelonën për momentin është pagesa e komisioneve të larta që agjenti Mino Raiola dhe babai i sulmuesit, Alf-Inge Haaland, po kërkojnë si pjesë të marrëveshjes. Pretendohet se nëse të dy janë të gatshëm të pranojnë që paratë t’i marrin më vonë, situata mund të zgjidhet.
Në anën tjetër, Erling Haaland pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij deri në fund të këtij muaji. Raportet kanë pohuar se financat nuk do të luajnë rol në vendimin e tij , por projekti sportiv i ofruar do të jetë i rëndësishëm në vendimin e tij.Barcelona do të presë vendimin e tij dhe nëse marrin një përgjigje negative, klubi thuhet se do të vazhdojë me operacionin për transferimin e Robert Lewandowskit.

Related posts

Arabia Saudite e hapur të organizojë dy gara të F1 në një sezon

Gazetamax.mk

Barcelona me dy mungesa të mëdha ndaj Manchester United

Gazetamax.mk

Di Marzio: Ribery, së shpejti do ta lajmërojë pensionimin nga futbolli

Gazetamax.mk