GazetaMax
Lajme

Zejd Rexhepi: Me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit

Kandidati për kryetar të Qytetit të Shkupit, Zejd Rexhepi, sot së bashku me kandidatin për komunën e Çairit, Bujar Osmani dhe bartësin e listës për Qytetin e Shkupit, Abdulselam Selami, kanë qëndruar në lagjen e vjetër të Çairit – Seravë, ku në bashkëbisedim me banorët e kësaj ane, u fol mbi ndryshimin që pritet të ndodh më 19 tetor në komunën e Çairit.

Lidhur me këtë Rexhepi ka shkruar se me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit.

Postimi i plotë i kandidatit për kryetar të Qytetit të Shkupit nga AKI, Skender Rexhepi – Zejdi:

Sot ishim të nderuar që të bëjmë konak në lagjen tonë në lagjen Seravë, aty ku gërshetohen kushtet e rënda me zemërgjërësinë fqinjësore, rrugët e ngushta me familje dhe individ të ngritur intelektualisht dhe me aspirata për të drejtuar institucione shtetërore.⁣

Bashkëbiseduam me banorët e lagjes dhe u pajtuam që me 19 tetor do të sjellim ndryshimet kombëtare në tërë territorin e shtetit.⁣

𝐍𝐚 𝐩𝐫𝐢𝐟𝐭ë 𝐞 𝐦𝐛𝐚𝐫𝐚!

Related posts

Reisul Ulema merr pjesë në Konferencën ndërkombëtare në Kairo, me ftesë të Ministrit të ri për Çështje fetare, Prof.Dr. Usameh el Ez’herij

Gazeta Max

Ministrja Haxhiu në ditën e dytë të vizitës në Hagë takon Krasniqin dhe Haradinajn

Gazeta Max

Nevzat Bejta për bashkëpartiakun: Artan Grubi është teneqe, s’matet me karat

Gazeta Max