GazetaMax
Lajme

Zëvendës ministri Iseni priti në takim ambasadorin bullgar, Radukov

Sot pata një takim pune me Ambasadorin e Republikës së Bullgarisë në vend, Sh.T. Zhelasko Radukov.

Në takim u konfirmuan përpjekjet për të ruajtur dhe аvancuar marrëdhëniet midis dy vendeve fqinje, dhe në veçanti u konfirmua bashkëpunimi i shkëlqyer midis Ministrive të Punëve të Brendshme, në të cilat punojnë profesionistë të nivelit të lartë.

Vëmendje e veçantë iu kushtua edhe diskutimit të mundësive për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të frytshëm tashmë të vendosur, si nga aspekti i marrëveshjeve dypalëshe, ashtu edhe nga aspekti i bashkëpunimit të ndërsjellë operativ të Ministrive të Punëve të Brendshme të të dy vendeve. Kështu, ne shprehëm gatishmërinë tonë të pakursyer për thellimin e mëtejshëm të saj.

Njëherit, në takim u diskutua edhe bashkëpunimi i ndërsjellë në kuadër të organizatave ndërkombëtare dhe nismave rajonale që janë me interes të përbashkët dhe kontribuojnë në ruajtjen dhe forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe prosperitetit rajonal.

Related posts

Stojanovski: Shumë qytetarë kërkojnë ndërhyrjen e shtetit për të parandaluar lajmet e rreme

Gazeta Max

Kuvendi për pasdite caktoi vazhdime të tre seancave

Gazeta Max

Radev: Sulmi në klubin në Ohër është akt absolutisht i papranueshëm

Gazeta Max