GazetaMax
Lajme

Zëvendës ministri Rexhepi: Projekti i rrugës Tetovë – Prizren, drejt realizimit

Rruga Tetovë-Prizren në vend të 109 kilometrave parashikohet të shkurtohet në 40,6 kilometra apo nga tre orë koha e udhëtimit do të shkurtohet në 30 minuta. Për realizim të këtij projekti në seancën e së martës, Qeveria e miratoi Marrëveshjen për projektimin e kësaj rruge. Kjo marrëveshje i jep dritë jeshile edhe fillimit të procedurave për realizimin e këtij projekti, thotë për TVM2, zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi. Ai shton se kjo rrugë do të ndikojë në qarkullimin me të lirë dhe të lehtë të njerëzve dhe mallrave, turizmit malor, zhvillimit ekonomik të të dy vendeve, si dhe do të mundësojë lidhje më të shpejtë me Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Rrugës së Kombit.

“Gjatësia totale është prej 40-46 kilometra ku vetëm pjesa jonë është afër 17,6 kilometra dhe kjo nënkupton se dukshëm shkurtohet rruga që lidh dy vendet. Varianti që u zgjodh është ai më i volitshëm, sepse është në lartësi mbidetare 1,100 metra, kurse pjesa dërmuese gati 70% është rrugë e ndërtuar dhe ne në të ardhmen do t’i qasemi vetëm rehabilitimit dhe rikonstruimit të rrugës ekzistuese.”, – deklaroi zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi.

Nga Ministria e Transportit informojnë se pas përcaktimit të trasesë me palën kosovare janë dakorduar edhe për bashkëfinancim të projektit të rrugës Tetovë-Prizren në pjesën e tunelit, i cili është në vijën kufitare mes dy vendeve.

“Kemi pasur disa takime në nivel të të dy zëvendësministrave, por edhe në nivel të ekspertëve dhe u dakorduam të kemi një marrëveshje për bashkëfinancim të projektit. Me palën kosovare u dakorduam që të kemi bashkëfinancim të tunelit, për shkak se tuneli është në vijën kufitare dhe ajo kap gjatësinë prej 6,4 kilometrave.”, – theksoi zëvendësministri i Transportit, Bekim Rexhepi.

Pas tejkalimit të procedurave formalo-juridike pritet edhe nënshkrimi zyrtarë i marrëveshjes me palën kosovare, e cila veç më ka filluar me shpronësimin e parcelave në trasenë e projektit Prizren-Tetovë.

Related posts

RMV, alarme për bomba në 31 shkolla në Shkup, MPB po kryen kontrolle

Gazetamax.mk

Drejtori i ri i Hekurudhave, Veseli: Po përmirësojmë kualitetin dhe profesionalizimin e administratës

Gazetamax.mk

Nëse keni ara dhe nuk i punoni, do të paguani më shumë tatim dhe shteti do t’i japë me qira

Gazetamax.mk