GazetaMax
Lajme

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili mori pjesë në aktivitetin e ushtrisë me rastin e 5 vjetorit të anëtarësimit të vendit në NATO

Sot, së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Vllado Misajllovski dhe Kryeshefin e Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneralmajor Sashko Lafçiski, pata nderin të marr pjesë në një aktivitet të veçantë me rastin e 5-vjetorit të anëtarësimit të vendit tonë në NATO. Në këtë ngjarje të rëndësishme, ishin të pranishëm gjithashtu kryetarja e shtetit dhe komandante supreme e Forcave të Armatosura, Gordana Siljanovska Davkova, kryeministri Hristijan Mickovski dhe komandant i Shtabit të Komandës Aleate në Napoli, admiral Stuart Munsch.

Ky aktivitet u shoqërua me ndarjen e medaljeve për ushtarët dhe personelin ushtarak që kanë kontribuar me përkushtim dhe profesionalizëm në forcimin e sigurisë. Përveç ceremonisë, u zhvilluan ushtrime demonstrative, që pasqyruan gatishmërinë dhe nivelin e lartë të përgatitjes së Armatës sonë, duke theksuar edhe forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me aleatët tanë në kuadër të NATO-s.

Poashtu, ky aktivitet shënoi një hap të rëndësishëm në rrugëtimin tonë si anëtarë të Aleancës, duke theksuar angazhimin tonë për paqe, siguri dhe stabilitet në rajon dhe më gjerë. Një ditë e rëndësishme për historinë e shtetit tonë dhe forcimin e marrëdhënieve ndërkombëtare.

Related posts

Izet Mexhiti: Presim zgjidhje të çështjes së numrit të këshilltarëve sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese

Gazeta Max

Për gati gjashtë vite institucionet nuk kanë mundur të gjejnë vrasësin e Pinos: Pse ma vratë fëmijën dhe e fshehët në mal?

Gazeta Max

Ku gaboi LSDM-ja që po fuqizohet VMRO-ja?

Gazeta Max