GazetaMax
Lajme

Zëvendës ministrja e Mbrojtjes, Elfete Ismaili viziton të lënduarit që trajtohen në Belgjikë

Gjatë qëndrimit tim në Bruksel, e shfrytëzova mundësinë për të vizituar dy të lënduarit që ishin sjellë nga Maqedonia e Veriut në Mbretërinë e Belgjikës, pas fatkeqësisë tragjike që ndodhi në Koçan.

Ata trajtohen në spitalin ushtarak të Brukselit dhe për fat të mirë, gjendja e tyre shëndetësore ishte stabile dhe të dy ndiheshin mirë.

Poashtu shfrytëzova rastin që, në emrin tim si zëvendësministre e Mbrojtjes, në emër të Ministrit të Shëndetësisë, z. Arben Taravari dhe të gjithë Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, të shpreh falënderimet më të sinqerta për mbështetjen dhe përkujdesjen e jashtëzakonshme nga stafi i spitalit ushtarak në Bruksel, si dhe për angazhimin e Qeverisë së Belgjikës në këto momente të vështira.

Ky solidaritet është një shembull i shkëlqyer i bashkëpunimit ndërkombëtar dhe humanizmit në periudha të vështira.

Related posts

2 milionë euro fitim me speca e domate, kjo ndodhë në Strumicë

Gazeta Max

Nënshkruhet marrëveshja për ndarjen e mjeteve për ujësjellës në komunën e Likovës

Gazeta Max

Mogerini: Fillimi i negociatave me Shkupin e Tiranën është në interes të BE-së

Gazeta Max