GazetaMax
Ballina

Zëvendësdrejtori i ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore” Nazim Taipi: Punë intenzive dhe jo fjalë, projekte konkrete dhe jo propagandë

Zëvendësdrejtori i ndërmarrjes “Rrugët Shtetërore”, Nazim Taipi ka vijuar me aktivitetet në terren lidhur me realizimin e projekteve infrastrukturore.

“Punë intenzive dhe jo fjalë, projekte konkrete dhe jo propagandë!”, ka theksuar Nazim Taipi përmes një postimi në rrjetet sociale duke njoftuar me detaje për projektet që janë në realizimin e sipër:

🚧 Po punojmë me projekte konkrete, këtë vit do hyj në përdorim qarkorja Trebosh – Neproshten!

Sot bashkë me inxhinierët e NP Rrugët Shtetërore dhe Mbikëqyrësit inspektuam punimet në qarkoren Trebosh – Neproshten.

Kjo Qarkore me gjatësi prej 5.3 Km do të lehtësojë shumë komunikacionin rrugor, sidomos me ndikim të qartë në Qytetin e Tetovës dhe do të lidh direkt qasjen në Korridorin 8 të shumë vendbanimeve kyçe të Komunës së Zhelinës dhe Tearcës.

Qarkorja me anë të punëve intensive të NP Rrugët Shtetërore do të lëshohet në përdorim gjatë muajit Tetor të këtij viti”, njoftoi zëvendësdrejtori Nazim Taipi që njëherit është edhe nënkryetar i ASH-së të udhëhequr nga Arben Taravari.

Related posts

“Ndarja me lot”/ Kujt ia dedikuan këtë projekt Vlora dhe Xhaferi?

Gazeta Max

Suplementet që ngadalësojnë procesin e dobësimit të shikimit

Gazeta Max

150 gra preken nga kanceri i mitrës çdo vit

Gazeta Max