GazetaMax
Ballina

Zëvendësdrejtori Nura zhvilloi takim me antarë të QKSHA-së në Riverdale, New Jersey

Zv. Drejtori i agjencisë së emigracionit z.Izmit Nura zhvilloi takim me antarë të QKSHA-së në Riverdale, New Jersey, ku u bisedua në lidhje me situatën aktuale, raportet e diasporës me vendlindjen, bashkëveprimi me institucionet, mbështetjen si dhe projektet e përbashkëta që duhet të pasojnë në të ardhmen.

Kryetari i QKSHA z.Astrit Zhaku falenderoi z.Nura për vizitën, në fjalën e tij ai bëri një prezantim të shkurtër të QKSHA-së dhe aktiviteteve të saj ndërsa theksoi se ky takim është i hapur për pyetje, opinione dhe ide konkrete.

“Jam i impresionuar me organizimin dhe mënyrën tuaj të funksionimit në drejtim të ruajtjes së vlerave dhe traditës kombëtare. Ju inkurajoj dhe ju premtoj se tashmë do të keni edhe mbështetjen tonë aty ku keni nevojë. E rëndësishme është që ne të krijojmë komunikim. Diaspora shqiptare e sidomos ajo e Amerikës ka pasur dhe ka një rrol të veçantë për vendlindjen në të gjitha periudhat historike prandaj ne ju jemi pafundsisht mirënjohës për gjithçka” tha z.Izmit Nura.

Si dhuratë për nxënësit e QKSHA-së, z.Nura dhuroi Abetaren mbarëkombëtare, si dhe botimin ekskluziv për nxënësit shqiptar në mërgim librin “Bazat e gramatikës së gjuhës shqipe” projekt ky i Agjencisë për emigracion.

Antarë të QKSHA të pranishëm në takim parashtruan pyetje të shumta lidhur me zhvillimet politike në vendlindje, poashtu pyetje për regjistrimin e fëmijëve, nevojën për një koreograf profesional në QKSHA dhe bashkpunime tjera në sferën e kulturës dhe arsimit.

“Të gjitha kërkesat dhe opinionet tuaja do ti adresoj në organet përkatëse dhe personalisht do të angazhohem që këto të zgjidhen sa më shpejtë. Do të kontaktoj me udhëheqësit e Ansamblit kombëtar shqiptar në Maqedonj për mundësinë e angazhimit të një koreografi, duhet të jemi shumë më pranë njëri tjetrit. Do të angazhohem që nxënësve, fëmijëve tuaj tju organizojmë gjatë sezonit veror një vizitë në vendet historike të shqiptarëve që ndodhen në Maqedoni, në Shtëpinë e Alfabetit në Manastir apo edhe në vendet tjera ku do të njihen më hollësisht me historinë tonë të lavdishme. Ju tashmë e keni një derë të hapur për dallim nga e kaluara dhe ju jeni të mirpritur gjithmonë për çdo nevojë” tha Nura.

Takimi u zhvillua në mënyrë interaktive, e ndër tjera zv.drejtori Nura i dhuroi organizatës edhe disa Plisa për të kujtuar dhe ruajtur traditën shekullore të popullit shqiptar.

https://www.facebook.com/AACRNJ1/photos/pcb.2176021682547266/2176021379213963

Related posts

Si të silleni ndaj dashurive të para të fëmijëve?

Gazetamax.mk

Pse nuk i afrohen burrat, Big Mama e thotë haptas arsyen e çuditshme

Gazetamax.mk

Orhan Pamuk nuk do ta vizitojë Kosovën deri në vjeshtë

Gazetamax.mk