GazetaMax
Lajme

Zëvendësimi/ Spasovski hedh topin tek Kovaçevski kurse Nikolovski hesht!

Shkup, 7 Janar – Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski ia ka kaluar topin Kovaçevskit për shkarkimin e tij – ai hesht, hesht edhe Filip Nikolovski. Një ditë pasi Radio Lider njoftoi se kryeministri Dimitar Kovaçevski synon të shkarkojë ministrin e Punëve të Brendshme Oliver Spasovski dhe ta zëvendësojë me Filip Nikolovski.

Radio Lider u bëri pyetje, por vetëm Spasovski u përgjigj. “Për pyetjet përgjigjen më të mirë mund ta japë kryeministri Kovaçevski, autoriteti i të cilit është të propozojë zgjedhjen dhe shkarkimin e ministrave. Askush nuk më foli për këtë temë. Nëse hapet debat do të jetë në organet e partisë dhe në parlament, urime dhe gëzuar festat”, tha për Radio Liderin ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, duke iu përgjigjur informacioneve që dje i dhanë një burim nga kryesia. LSDM-së.

Burimi i radios dje bëri të ditur për një përplasje të madhe që po ndodh në LSDM. Përkatësisht, sipas pretendimeve të tij, kryeministri Dimitar Kovaçevski, nën mentorimin e sekretarit të përgjithshëm të LSDM-së, Mile Zeçeviq, dëshiron ta shkarkojë Spasovskin dhe ta zëvendësojë me restauratorin e famshëm të Shkupit, Filip Nikolovski.

Pasi Spasovski ia ridrejtoi përgjigjen Kovaçevskit, është kontaktuar kryeministri, i cili gjatë gjithë ditës nuk u është përgjigjur SMS-ve në të cilat është pyetur nëse dëshiron ta shkarkojë Spasovskin dhe në vend të tij ta emërojë Nikollovskin?

Për këtë, sipas informacioneve të Liderit, ka një indinjatë të madhe nga ana e ish-liderit të LSDM-së, Zoran Zaev.

Heshtja e kryeministrit, por edhe e LSDM-së në pushtet, e cila çuditërisht hesht për pretendimet e mediave, ngre dyshime se ka të drejtë burimi shumë i pozicionuar i Liderit kur thotë se aty mbretëron realisht kaos i vërtetë.

Përveç Kovaçevskit, gjatë gjithë ditës ka heshtur edhe Nikollovski, i cili nuk ka pranuar të përgjigjet në pyetjen se a do të pranojë të jetë personi i parë në MPB? Fakti që zëvendësministri aktual i Financave refuzon të përgjigjet ngre dyshime se ai po përgatitet të zërë vendin e Spasovskit.

Siç mëson Lider, në ditët në vijim pritet zbardhja e kësaj situate, pikërisht siç ka lënë të kuptohet Oliver Spasovski në përgjigje, “përmes organeve të partisë”. Gjegjësisht, pritet që në mbledhjen e radhës të Bordit Qendror të LSDM-së të ndodhë një stuhi e vërtetë lidhur me këtë çështje.

Related posts

Moti sot i ndryshueshëm dhe reshje të shiut

Gazetamax.mk

Taravari pritet nga Taulant Balla dhe grupi parlamentarë i PS

Gazetamax.mk

Grubi pret në takim zëvendës ambasadorin amerikan Eric Meyer, flasin për Korridorin 8

Gazetamax.mk