Zëvendëskryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive Ivan Stoilkoviq sot ka realizuar një takim me ministrin e Sigurisë së Bosnje e Hercegovinës, Nenad Neshiq, i cili po qëndron për vizitë pune disa ditore në vend.
Gjatë këtij takimi u diskutuan disa tema aktuale të cilat janë në interes të të dyja vendeve dhe që do të forcojnë edhe më shumë marrëdhëniet tashmë të mira.
Të dy ministrat konstatuan se marrëdhëniet mes dy vendeve janë të mira dhe të njëjtat duhet të mirëmbahen, pasi që duhet të mbështetemi tek njëri-tjetri dhe se e vetmja rrugë për Maqedoninë e Veriut dhe Bosnjën e Hercegovinën është që të afrohen me familjen evropiane dhe në këtë drejtim, të qëndrojnë në të njëjtën rrugë dhe natyrisht, bashkëpunimi të ruhet në nivelin e deritanishëm.
Ndër të tjera, zëvendëskryeministri dhe ministri Stoilkoviq e informoi kolegun e tij Neshiq me punën e deritanishme dhe planet e ardhshme të punës, pas së cilës të dy bashkëbiseduesit konstatuan se përpos që ka prioritete të përbashkëta mes dy vendeve mike, janë gjithashtu shumë çështje që mund të diskutohen dhe në të cilat bashkë mund të punohet në të ardhmen.