GazetaMax
Lajme

Zëvendësministri Gjoko Velkovski në vizitë pune në Bërvenicë, Ilievski: Do të vazhdojmë me projekte që e ndryshojnë komunën

Sot, Komunën e Bërvenicës e vizitoi Zëvendësministri për Politikë Sociale, Demografi dhe Rini, z. Gjoko Velkovski. Gjatë vizitës u zhvillua një takim pune ku u diskutua për projektin e ndërtimit të çerdhes së re në fshatin Çellopek, e cila do të ketë kapacitet prej 50 fëmijësh.

Ky projekt paraqet një hap të rëndësishëm drejt përmirësimit të infrastrukturës arsimore dhe sociale në komunë, me synim krijimin e kushteve më të mira për edukimin dhe zhvillimin e fëmijëve.

Kryetari i Komunës së Bërvenicës, Jovica Ilievski, shprehu mirënjohje për angazhimin dhe mbështetjen e Zëvendësministrit Velkovski në realizimin e këtij projekti me rëndësi për komunitetin lokal.

“Falënderojmë zëvendësministrin për përkushtimin e tij dhe ndihmën konkrete që po jep në zgjidhjen e këtij problemi të rëndësishëm për banorët tanë. Ne do të vazhdojmë me projekte që e ndryshojnë komunën në të mirë dhe krijojnë kushte më të mira për të gjithë qytetarët”, – theksoi Ilievski.

Ndërtimi i çerdhes së re në Çellopek pritet të fillojë së shpejti dhe do të lehtësojë dukshëm qasjen në shërbime parashkollore për shumë familje në këtë zonë.

https://www.facebook.com/share/p/16CwXSnGtD/