GazetaMax
Lajme

Zëvendësministri Rexhepi: Lufta kundër korrupsionit një ndër prioritetet tona

Tryezë e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit” – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit

Zëvendësministri i transportit dhe lidhjes z. Bekim Rexhepi sot mori pjesë në tryezën e rrumbullakët në temë “Kultura e integritetit – Rruga drejt suksesit në luftën kundër korrupsionit”, organizuar nga Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, e mbajtur në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut.

“Ministria për transport dhe lidhje është ndër të parati stitucione që ka krijuar një Plan për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka një rëndësi të madhe në përballjen me këtë fenomen të dëmshëm që pengon realizimin e të drejtave ligjore të qytetarëve dhe sektorit të biznesit. Korrupsioni ka shumë forma dhe për këtë arsye zbulimi i duhur i rreziqeve të shfaqjes së tij dhe adresimi i duhur i tyre është i një rëndësie të veçantë” – theksoi zv. Ministri Rexhepi

-Qëllimi i Tryezës së Rrumbullakët është të forcojë përpjekjet e institucioneve, me qëllim futjen e plotë të sistemit të integritetit, zbatimin e duhur të Ligjit për mbrojtjen e sinjalizuesve dhe përmbushjen me sukses të udhëzimeve praktike për rregullat e zbulimit dhe menaxhimit ad-hoc. me rastet e konflikteve të interesit për anëtarët e Qeverisë, si pjesë e rekomandimeve nga raundi i pestë i vlerësimit të Grupit të Shteteve Kundër Korrupsionit – GRECO.

-Në Tryezën e rrumbullakët fjalim mbajtën Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski, Zëvendës Shefi  i Delegacionit të Bashkimit Evropian z.Julian Vassalo, Kryetarja e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit znj. Biljana Ivanovska, Zëvendëskryetarја e Qeverisë e ngarkuar për Politikat e Qeverisjes së Mirë znj. Slavica Grkovska, si dhe ekspertë ndërkombëtarë të kësaj fushe.

Related posts

Drejtori Halili priti në takim zëvendës ambasadorin spanjoll, Ernesto Herredero del Campo

Gazeta Max

Todorov në “Win-Win”: Ahmeti është ndër politikanët më me përvojë, nuk mund të luajë rolin e tij as LSDM e VMRO

Gazeta Max

​Burri i zhveshur kafshon njerëzit në Split

Gazeta Max