GazetaMax
Ballina

Zëvëndësministri Rexhepi paralajmëron rekonstruim të gypit të ujësjellësit në Pallçisht të Poshtëm komuna e Bogovinës

Sot zëvendësministri i Transportit dhe Lidhjeve Bekim Rexhepi pati një takim pune me kryetarin e Komunës së Bogovinës, Besnik Emshiu.

Në takim u diskutua për projektet infrastrukturore të realizuara nga komuna me mbështetjen e pushtetit qendror.

Në vazhdim keni deklaratën e plotë të  zëvendësministrit Bekim Rexhepi:

Sot jemi në komunën e Bogovinës për të përcjellë një lajm të mirë për banorët e vendbanimit Pallçisht i poshtëm. I njoftova banorët dhe kryetarin e komunës se projekti për rikonstruksionin e ujësjellësit në vendbanimin Pallçisht i poshtëm është aprovuar nga Banka Evropiane për Investime dhe të njejtin do ta realizojmë në bashkëpunim me komunën.

Vlera e projektit është 16,4 milionë denarë, ndërsa do të rikonstruktohet ujësjellësi i vjetër në gjatësi prej 3,5 km. Muajin e ardhshëm pres që të shpallet tenderi për rikonstruksion dhe me përzgjedhjen e kontraktorit të fillojmë menjëherë me punimet e ndërtimit në terren.

Besoj se me këtë projekt do të përmirësojmë kapacitetin e ujësjellësit në këtë vendbanim dhe kështu do të përmirësojmë kushtet e jetesës së banorëve. Një gjë tjetër që dua të theksoj është se përmes Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, komunës së Bogovinës i janë ndarë 721 mijë euro për ndërtimin dhe rindërtimin e rrugëve lokale.

Në këtë moment po përgatitet dokumentacioni për 3 projekte, ku përfshihen:

– Rindërtimi i rrugës në vendbanimin Palçishtë

– Rikonstruksioni i rrugës lokale Pirok – Gradec

– Rindërtimi i rrugës lokale Bogovinë – Sedlarcë.

Me kryetarin e komunës z. Besnik Emshiu, dëshmojmë se bashkëpunimi mes pushtetit qendror dhe atij lokal është jashtëzakonisht i rëndësishëm, sidomos kur bëhet fjalë për përmirësimin e kushteve të jetesës së të gjithë qytetarëve.

Related posts

Dëshironi një fytyrë të pastër dhe të shëndetshme, mos hiqni dorë nga këto ushqime

Gazeta Max

Çfarë nuk shkon me ju nëse ju del gjumi natën?

Gazeta Max

Kuriozitete për spermën, shumëçka keni dëgjuar janë thjesht mite

Gazeta Max