Zëvendsministri i Mbrojtjes, Admir Shabani inspekton punimet për sanimin e rrugëve malore në Parkun Kombëtar Mali Sharr

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Admir Shabani, së bashku me përfaqësues të Parkut Kombëtar Mali Sharr, inspektoi nga afër punimet për sanimin dhe rikuperimin e rrugës malore nga Kodra e Diellit, përmes Stanit të Murselit, deri në Novosellë.

Punimet në këtë aks paraqesin një ndërhyrje të rëndësishme për përmirësimin e qasjes për banorët lokalë, blegtorët dhe vizitorët, si dhe për mbështetjen e zhvillimit të turizmit dhe aktiviteteve të tjera në territorin e Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Nga Parku Kombëtar shprehën mirënjohje të veçantë për zëvendësministrin Admir Shabani, Ministrinë e Mbrojtjes dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut për mbështetjen dhe angazhimin e kapaciteteve të tyre në realizimin e këtyre aktiviteteve.

Punimet do të vazhdojnë edhe në akset rrugore drejt Rakovecit, Jellovjanit, Novosellës dhe Gjurgjevishtit, duke përfshirë edhe pjesë të tjera të rrugëve malore ku nevojiten ndërhyrje.

Ky bashkëpunim ndërinstitucional paraqet një shembull konkret se si, përmes angazhimit të përbashkët, mund të realizohen aktivitete të rëndësishme në terren, në interes të komunitetit lokal dhe vizitorëve, si dhe në funksion të mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të Parkut Kombëtar Mali Sharr.

Nga Parku Kombëtar falënderuan për mbështetjen dhe bashkëpunimin, duke theksuar rëndësinë e angazhimit të përbashkët për një të ardhme më të mirë të Malit Sharr.

https://www.facebook.com/share/p/193XY332aV/?mibextid=wwXIfr