GazetaMax
Lajme

Zgjedhje të parakohshme apo të rregullta? Kovaçevski sot mbledh partnerët e koalicionit

Shkup, 19 Qershor – Partnerët e koalicionit qeveritar do të takohen sot me fillim nga ora 13:00 në Qeveri, konfirmuan nga Qeveria. Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Dimitar Kovaçevski pret që takimi të rikonfirmojë qëndrimin për mbajtjen e zgjedhjeve në vitin 2024 së bashku me zgjedhjet presidenciale.

I pyetur nëse do të diskutohet nesër për qëndrimin e vendit për Bullgarinë nëse nuk marrim datë, Kovaçevski u përgjigj se secili mund ta shprehë mendimin e tij, por qëllimi i takimit është që të diskutohet gjithçka që është bërë për të përballuar krizën gjatë kësaj qeverie dhe çfarë mund të ndërmerret në të ardhmen.

Mbetet të shihet nëse do të diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare ndaj Maqedonisë së Veriut.

Related posts

LSM do të mbajë mbledhje, planifikohet grevë e përgjithshme

Gazeta Max

Kasami dhe bartësi i listës Albi Qamili vizitojnë Tregun e qytetit

Gazeta Max

Samiti i qershorit/ Hapja e negociatave, Arsovski: Ka gjasa, nuk përjashtohet as zhgënjimi

Gazeta Max