GazetaMax
Lajme

Zhduket një person në Krushevë, në kërkim ndihmon edhe ushtria

Shkup, 25 dhjetor – Me kërkesë të kryetarit të Komunës së Krushevës drejtuar Qendrës për Menaxhim me Kriza sot në kërkim në rajonin e Krushevës pas personit të zhdukur Kiro Puponoski, janë përfshirë forcat e Armatës me rreth 100 pjesëtarë të armatës dhe një qen nuhatës, si dhe me mjetet e duhura materialo-teknike, informojnë sot nga  Qendra për Menaxhimi me Kriza.

Kërkimet, sipas informacioneve të QMK-së, vazhdojnë në vazhdimësi që nga momenti i raportimit në MPB, nga ora 14:45 në Stacionin Policor (SP) Krushevë të enjten, më 22 dhjetor të këtij viti.

Janë kontrolluar të gjitha vendet përreth, brezat pyjorë, vendet fushore dhe vendbanimet e fshatrave. Në mbrëmje, kërkimet vazhduan në qytet, vendbanime (kasolle, shtëpi të braktisura, stalla) dhe vende të ngjashme. Helikopteri i policisë që ishte në kërkim është tërhequr në orën 16:00.

Siç informuan nga familja e personit të zhdukur, në info-apelin e transmetuar nga media për opinionin e gjerë, personi vuante nga demenca, mbante syze, ndërsa ditën e zhdukjes ka qenë i  veshur një bluzë të zezë dhe tuta të zeza me vija të bardha.

Related posts

Rivarrosen mbetjet mortore të shtatë personave të zhdukur, viktima të Masakrës së Krushës së Vogël

Gazeta Max

Gërkovska: Me anëtarësimin në GFCE, kemi aleatë të fortë kundër sulmeve kibernetike

Gazeta Max

VLEN pritet të kandidojë Haqim Ramadanin për kryetar të Komunës së Bërvenicës

Gazeta Max