GazetaMax
Lajme

Zhurnal mëson/ I digjet vetura një komandanti në burgun e Idrizovës, komandanti përfundon në spital

Shkup, 16 qershor – Mbrëmë pas mesnate, në oborin (parkingun) e burgut të Idrizovës, është djegur një veturë, e cila mësohet se i përket një kamandanti të burgut, i quajtur Boban Llazovski.

Komandantit Llazovski thuhet se vetura i është djegur nga vet të burgosurit. Ende nuk dihet se kush e ka kryer veprën, njofton Zhurnal.

Ndërkohë Llazovski ka tentuar të shuajë zjarrin që është shkaktuar në veturën e tij, por gjatë tentimeve, ka marë lëndime trupore nga zjarri dhe është dërguar urgjentisht në Klinikë.

Agjencia e lajmeve Zhurnal me qëllim për të konfirmuar informatën, kontaktoi me Ministrinë e Punëve të Brendshme, prej ku e konfirmuan këtë incident.

Nga MPB për Zhurnal thonë se mbrëmë rreth orës 01:50 në parkingun e Idrizovës është denoncuar se është djegur një veturë Fiat Punto.

“Më 16.06.2022 në ora 01:50 në SPB Shkup është denoncuar se në oborin e burgut të Idrizovës në parkingun prapa ndërtesës, është djegur një veturë e tipit “Fiat Punto”, me targa të Shkupit, në pronësi të një të punësuari në burg. Zjarri është lokalizuar nga Brigada e Zjarrfikësve dhe nga vet pronari i veturës, i cili gjatë tentimit për shuarje të zjarrit, ka marë lëndime. Po ndërmeren masa për zbardhje të rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së dërguar Zhurnal.

Nuk dihet nëse rasti në fjalë ka të bëjë me bastisjen që ndodhi para pak ditësh në burgun e Idrizovës, ku policia konfiskoi drogë, telefona celularë, të holla, thika dhe mjete tjera.

Ndryshe, para katër muajve, edhe një komandanti tjetër, Igor Kokollanski i ishte djegur vetura e tij dhe vetura e bashkëshortes e tij./Zhurnal.mk

Related posts

Milkov: Hapja e konsullatës në Maqedoninë e Veriut është “çështje e ndërlikuar dhe politike”

Gazetamax.mk

Nën kryesimin e Osmanit, OSBE-ja e dënoi djegien e Kuranit

Gazetamax.mk

Bazuar mbi ngjarje të vërtetë/ “Gjaku i martirëve të kombit” vihet sërish në skenën e Amfiteatrit të Liqenit 19/05/2023 13:27

Gazetamax.mk