GazetaMax
Lajme

Zjarr në qendër të Shkupit: Digjen disa automjete, flakët përfshijnë edhe marketin

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu pak para mesnatës në qendër të Shkupit, në afërsi të Tregut të Gjelbër. Zjarri ka përfshirë disa automjete të parkuara, ndërsa flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë kapluar një pjesë të marketit afër.

Banorët e zonës janë shqetësuar nga tymi i dendur dhe shpërthimet që dëgjoheshin nga automjetet në flakë.

Në vendngjarje kanë ndërhyrë tri makina zjarrfikëse, të cilat kanë arritur ta vënë nën kontroll zjarrin. Po ashtu, në terren ka qenë e pranishme edhe policia, e cila ka rrethuar zonën dhe po punon për të zbardhur shkaqet e incidentit.

Related posts

Prokuroria hap lëndë kundër Llatas/ Në emision ka treguar si ka abuzuar dhe përdhunuar një vajzë

Gazeta Max

Dimovski largohet nga detyra Shef i Njësisë për intervenim

Gazeta Max

Aksident në magjistralen Shkup – Kumanovë, katër të lënduar

Gazeta Max