GazetaMax
LAJME

Zjarr në Qendrën tregtare të qytetit të Tetovës, nuk ka të lënduar

Tetovë, 6 janar – Zjarrfikësit e Tetovës kanë intervenuar pasdite në zjarrin që shpërtheu në një dyqan në Qendrën tregtare të qytetit. Për shkak të zjarrit mbi objekt ka dalë tym i dendur, ndërsa sipas informacioneve të para, nuk ka persona të lënduar.

Sipas informacioneve nga zjarrfikësit, zjarri shpërtheu në një dyqan në katin e tretë, i cili nuk shfrytëzohej aktivisht, por shërbente si depo.

“Zjarri u raportua në orën 15:40. Menjëherë është ndërhyrë me dy automjete zjarrfikëse dhe zjarri është shuar brenda një kohe të shkurtër. Nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale”, ka bërë të ditur Avni Ameti nga NJTZ Tetovë.

Related posts

Gazetari Robelli kujton veprimtarinë e biznesmenit Vebi Veliaj në Zagreb

e-max

Mariçiq: Kushtetuta nuk do të hapet para fillimit të negociatave me BE-në

e-max

Editorial / “Ujësjellësi dhe Kanalizimi”, zotime plotë, punë pak-hiq!

e-max