GazetaMax
Lajme

Zohran Mamdani zgjidhet kryetari i ri i Bashkisë së Nju Jorkut

Zohran Mamdani është kryetari i ri i Bashkisë së Nju Jorkut. Ai u shpall fitues vetëm gjysmë ore pas mbylljes së qendrave të votimit.

Mamdani iu drejtua drejtpërdrejt Donald Trumpit, duke e sfiduar: “Donald Trump, meqenëse e di që po më shikon, kam katër fjalë për ty: Rrit Volumin”.

Ai deklaroi se Nju Jorku do të jetë “drita në këtë moment errësire”.

“Nëse ka një vend në botë që mund të tregojë se si të mposhtet Donald Trump, ky është qyteti që e krijoi atë”. Nju Jorku është “një qytet emigrantësh, i mbështetur nga emigrantët dhe që nga sot udhëhiqet nga një emigrant. Dëgjo Trump, për të arritur te njëri prej nesh, do të duhet të kalosh përmes nesh të gjithëve”, shtoi kryebashkiaku i zgjedhur.