GazetaMax
Lajme

Zv. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Taipi: Dy kilometra të rrugës Shkup-Bllacë do të lëshohen në përdorim gjatë muajit nëntor

Zv. drejtori i Ndërmarrjes Publike “Rrugët Shtetërore”, Nazim Taipi tha se, ndonëse rruga Shkup-Bllacë ka me dekada që premtohet por fatkeqësisht, ende nuk ka përfunduar. Për 2 kilometrat që u tha se do të përurohen në muajin tetor, që Taipi i quajti kilometrat e famshme, e shtyu afatin deri në muajin e ardhshëm.

“Rruga Shkup-Bllacë është përfolur shumë gjatë. Per këtë rrugë janë bërë shumë oferta dhe premtime dhe dekada dhe më vije keq se në 10 vitet e fundit në çdo cikël zgjedhor, është bërë premtimi për ta ndërtuar këtë rrugë por tash pas 10 viteve kemi ardhur që të ndërtojmë vetëm 2 kilometra rrugë. Momentalisht, në atë 2 kilometërshin e famshëm janë kryer punimet 97-98 për qind dhe pritet shumë shpejt të lëshohen në përdorim”, tha Nazim Taipi në “Daily Click”.

Taipi tha se muajin e ardhshëm do të përfundojë ndërtimi i kësaj pjese të rrugës. Kemi aty në aspektin teknik ka edhe do pengesa të vogla, jemi në fazën e sinjalizimit por mendojmë që brenda muajit të ardhshëm të përfundojë kjo rrugë, tha Taipi.

E sa i përket ndërtimit të plotë, Taipi tha se nuk ka kthim mbrapa, rruga Shkup-Bllacë do të bëhët.

“Si çdo kund tjetër edhe aty kemi probleme me shpronësimet, ka edhe dyshime për manipulime me shpronësimet pro këto janë dyshime që duhet të procesohen dhe të shihet e vërteta e tyre. Siç thash, projektimi që e kishim duhet të rishqyrtohet, jemi në fazën e rishqyrtimit të projektit por unë dua të konstatoj se kjo rrugë do të ndërtohet. Nuk ka kthim mbrapa nga ndërtimi i kësaj rruge. Është edhe vullneti ynë si pjesë e qeverisë dhe çka është e rëndësishëm, mjetet e ndara janë të destinuara për këtë rrugë dhe nuk mund të destinohen në ndonjë projekt tjetër”, tha Nazim Taipi.

Related posts

Shaqiri: Po intensifikohen rikonstruimet infrastrukturore në shkollat fillore dhe të mesmeMinistri i Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, sot vizitoi ShFK „ Josip Broz Tito” në Komunën e Strugës, ku në rrjedh është rikonstruksioni i zdrukthtarisë, përkatësisht është duke u bërë ndërrimi i dyerve të vjetruara të klasave. -Ky investim, për të cilin janë ndarë më shumë se 700 mijë denarë me mbështetjen e Bankës Botërore, partnerin tonë me të cilin punojmë intensivisht në avancimin e sistemit arsimor në vend. Gjatë sezonit ndërtimor po punohet në shumë shkolla fillore dhe të mesme me qëllim të përmirësimit të kushteve nëpër shkolla, që besoj se do të ndikojë në suksesin e nxënësve, theksoi ministri. Shaqiri rikujtoi se me buxhet prej mbi 4.5 milionë euro, janë paraparë aktivitete rikonstrutive për 50 objekte shkollore në disa komuna të vendit, deri në fund të këtij viti kalendarik. Mjetet janë siguruar në buxhetin e Ministrisë së Arsimit, njësisë projektuese për ndërtimin e 145 sallave sportive dhe rehabilitimin e objekteve shkollore, ndërsa pjesa më e madhe e shkollave, gjegjësisht 40 objekte, do të përfishen sërish nga aktivitetet rikonstruktive me mbështetjen e Bankës Botërore.

Gazeta Max

Faton Ahmeti dhe Bujar Osmani në iftar me Forumin e Gruas në Tetovë!

Gazeta Max

Çarja e raportev: Moska i kërkoi Beogradit qëndrim zyrtar për shitjen e armëve serbe në Ukrainë

Gazeta Max