Ambasadorja e Zvicrës në Kosovë, Anne-Lise Cattin Hennin, është takuar me ministrin e Dixhitalizimit dhe Administratës Publike, Lulëzon Jagxhiu, me të cilin ka diskutuar mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.
Kjo gjë u bë e ditur përmes një njoftimi që Ambasada e Zvicrës bëri në rrjetin social Facebook, shkruan Telegrafi.
Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishte hartimi i politikave të bazuara në prova, si një nga elementet kryesore për përmirësimin e shërbimeve publike.
Zvicra ka riafirmuar përkushtimin për të mbështetur transformimin dixhital të Kosovës dhe përpjekjet për një administratë publike më efikase, transparente dhe të orientuar drejt nevojave të qytetarëve.
Burimi:botasot.info
