GazetaMax
Lajme

Zyra e Avokatit të popullit pohon se komunikimi me MASH është bërë në dy gjuhë

Shkup, 24 Prill – Avokati i popullit demanton ashpër komunikatën e djeshme të partisë së Aleancës për Shqiptarët, në të cilën thuhet se komunikimi ndërmjet zyrës së Avokatit të popullit dhe Ministrisë së arsimit dhe shkencës është realizuar vetëm në gjuhën maqedonase për arsye se e njëjta është dërguar edhe në gjuhën shqipe.

Përkatësisht, për më shumë se 17 vjet, Institucioni i Avokatit të popullit të gjitha shkresat, raportet (Raportin vjetor, raportet e posaçme, komunikatat për opinionin), i përkthen edhe në gjuhën shqipe dhe të njëjtat ua dërgon të gjitha institucioneve, njësive të vetëqeverisjes lokale dhe mediave që përdorin gjuhën shqipe.

Gjithashtu, me këtë rast rikujtojmë se faqja e internetit, si dhe faqja zyrtare në Facebook e institucionit janë në dispozicion si në gjuhën maqedonase, ashtu edhe në gjuhën shqipe.

Vështrimin e njëanshëm të gjërave e vlerësojmë si jashtëzakonisht joprofesional, sepse kushdo që të kërkonte, qoftë edhe partia politike, do të mund ta merrte shkresën (të publikuar nga ana e Ministrisë së arsimit dhe shkencës në gjuhën maqedonase) të përkthyer edhe në gjuhën shqipe.

Për të konfirmuar këtë, në shtojcë Ua dërgojmë shkresën e arkivuar edhe në gjuhën shqipe.

Shpresojmë që në të ardhmen institucioni nuk do të vihet në situatë të dërgojë demante për çështje të cilat, siç theksuam, janë zgjidhur më shumë se 17 vite më parë.

Related posts

Begaj nga Sllovenia: Zgjerimi i BE, çështje gjeostrategjike për sigurinë dhe paqen

Gazetamax.mk

Pendarovski në bisedë telefonike me Chollet

Gazetamax.mk

Rreziqet kibernetike në Ballkanin Perëndimor dhe projektet “Qytetet inteligjente”

Gazetamax.mk