GazetaMax
SPORT

Agjenti i Jorginho hedh poshtë spekulimet: S’jam takuar kurrë me Alemany, duam rinovimin me Chelsea

Jorginho vazhdon të lidhet me një transferim të mundshëm te skuadra e Barcelonës.
Mesfushori italian, Jorginho ka filluar të lidhet përsëri me kalimin e mundshëm në ‘Camp Nou’, ndonëse ky s’duket të jetë qëllimi i tij.
Gjatë ditës u raportua se agjenti i tij është takuar me Mateu Alemany, drejtorin e Barcelonës, por ishte vet agjenti që  hodhi poshtë këto zëra.
“Unë kurrë s’e kam takuar Mateu Alemany”, ka thënë Joao Santos.
“Prioriteti ynë është të rinovojmë me Chelsea dhe ata janë klubi i vetëm që ne kemi biseduar së fundmi”, shtoi ai.
Jorginho shihet si lojtar që mund të mbulojë pozitën e pivotit te Barcelona, por duket se transferimi s’do të ndodh.

Related posts

Tuchel pas eliminimit: Merituam kualifikimin, isha i zhgënjyer kur pash gjyqtarët teksa qeshnin së bashku me Ancelottin

e-max

Barcelona dëshiron ta mbajë Dembelen, por paga e tij do të jetë pengesë!

e-max

Liverpool heq dorë nga transferimi i yllit i madh

e-max