GazetaMax
Lajme

132 pasagjer të avionit MU 5735 janë të vdekur, zyrtarët japin detaje mbi aksidentin ajror në jug të Kinës

“Të 132 personat e ndodhur në bordin e avionit MU 5735 konfirmohen zyrtarisht të vdekur”, ka deklaruar një zyrtar i lartë rajonal i ngarkuar me grupin e punës për gjetjen e trupave dhe avionit të rënë në rajonin autonom Guangxi. Sipas tij, “në aksidentin tragjik nuk ka mbetur asnjë i gjallë nga 123 pasagjerët dhe 9 pjestarët e ekujpazhit”.
Deklarata është bërë 6 ditë pas kërkimeve me detaje në zonën ku ndodhi edhe rrëzimi i avionit duke kontrolluar me imtësi gjithçka me radar dhe shërbime të tjera. Deri tani janë gjetur mbi 120 kampione personash të cilët do të identifikohen nëpërmjet procesit të kontrollit të ADNsë.
“Analizat laboratorike të kryera nga 41 kampione të marra në vendin e ngjarjes, kanë treguar se nuk ka gjurmë të ndonjë shpërthimi të mundshëm që në ajër”, ka nënvizuar zyrtari i kontrollit rajonal. Bëhet e ditur se është gjetur edhe kutia e dytë e zezë “edhe ajo mjaft e dëmtuar”.
Kërkuesit kanë gjetur edhe transmetuesin lokal të emergjencës që ndodhej në aeroplan, i cili është instaluar ngjitur me kutinë e dytë të zezë.
Aeroplani Boeing 737-800, u nis nga Kunming të provincës Yunnan në drejtim të Guangzhou në provincën Guangdong. Avioni u rrëzua pasditen e së hënës në një zonë të thellë malore në rajonin autonom Guangxi.

Related posts

Ivan Ivanaj: Nuk ka forcë, as bir nane që mund të na ndalë në mbrojten e Malësisë dhe popullit tonë

Gazeta Max

Rustemi: Buxheti i projektuar do të jetë i mjaftueshëm për arritjen e qëllimeve të Programit vjetor për vitin 2023

Gazeta Max

Ivanovska: Prokuroria ka emëruar një person për rastet e komisionit për antikorrupsion

Gazeta Max