Voton Bedri Hamza, u bën thirrje qytetarëve që ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza ka hedhur votën e tij. Ai ishte i shoqëruar nga familja e tij dhe bëri thirrje për të gjithë qytetarët e vendit që të dalin dhe ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre. “I ftoj qytetarët të votojnë sipas bindjeve të tyre, në mënyrë të qetë dhe demokratike.Ditë e bukur sot për të votuar, sepse kështu vendosim për katër vitet e ardhshme”, theksoi kreu i PDK-së.