GazetaMax
Lajme

30 vite raporte diplomatike me Slloveninë, Bushi pret ministrin Hojs: Miqësia mes dy vendeve të vazhdojë të thellohet

Zëvendësministri i Punëve të brendshme, Nazim Bushi sot ka marrë pjesë në ceremoninë e organizuar në kuadër të 30 vjetorit të marrëdhënieve diplomatike me Republikën e Sllovenisë ku për vizitë qëndron ministri sloven Allesh Hojs.

Postimi i Bushit:

Sot, me rastin e vizitës treditore të delegacionit slloven të kryesuar nga ministri i Punëve të brendshme, z. Allesh Hojs, bashkë me ministrat z. Spasovski dhe z. Nikolovski si dhe rektori i UKM z. Nikolla Jankullovski, morrëm pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e 30 vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve.

Me këtë rast theksuam se bashkëpunimi mes dy institucioneve është në nivel të derisa marrëdhëniet miqësore mes dy vendeve do të vazhdojë të thellohet edhe më shumë në të ardhmen.

Gjatë ceremonisë së organizuar si dhuratë nga pala sllovene, në oborrin e Institutit Bujqësor në Shkup është mbjellë hardhia më e vjetër sllovene në botë, si një simbol i miqësisë së ndërsjellë.

Related posts

VMRO-DPMNE nuk po e bllokon LSDM-në por qytetarët

Gazeta Max

Cili do të jetë fati i Talat Xhaferit? Sot VMRO-DPMNE dorëzon interpelancë për të

Gazeta Max

Kasami e konfirmon: Nuk do të shkoj në takim të liderëve, qëllimi është të shpëtohet BDI-ja

Gazeta Max