Shkup, 22 shtator – Tanimë pesë vite me radhë po gjykohet dhe nuk ka një vendim gjyqësor për ish ministren e kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska, e cila akuzohet për mashtrim gjatë tenderëve për ndërtimin e Muzeut të VMRO-së. Një sërë seancash të shtyra dhe kthimi i rastit nga fillimi në gjykim përshkak ndryshimit të këshillit gjyqësor, janë vetëm dy prej arsyeve përshkak ky proces po zgjatë tanimë gjysmë dekade. Gjykatësi Osman Shabani tani ka lejuar edhe super-ekspertizë, përgatitja e së cilës mund të zgjatë me muaj, dhe aq kohë do të ketë edhe Kançeska Milevska që të mos paraqitet në gjykatë. Kjo do të thotë se do të shtyhet edhe seanca e ardhshme e caktuar për një muaj. Kançeska Milevska për A1on thotë se edhe ajo dëshiron një vendim të shpejtë por gjykata ka kërkuar super ekspertizë, transmeton Zhurnal.
“Si ta them, ne shkojmë në seanca. E presim super ekspertizën. Nuk varet prej meje, unë nuk e përgatisë super ekspertizën”, thotë Kançeska Milevska për A1on ndërsa për atë se Shabani ka lejuar super ekspertizë me propozim të të akuzuarve ajo shton: “Nuk është me kërkesë tonën. Gjykata vet ka sjellë vendim për super ekspertizë. Ne nuk mund të kërkojmë. Këshilli gjyqësor solli vendim. Këshilli gjyqësor propopzoi, kishte qëndrime kontradiktore mes dy ekspertizave. Kishte ekspertizë, nga njëra anë, ne kishim ekspertizën dhe këshilli gjyqësor solli vendim për super ekspertizë. Po presim”, tha ajo.
Ajo edhe më tej konsideron se është e pafajshme.
“Po, po, po, jam e bindur në pafajsinë time”, tha Kançeska Milevska.
Ndryshe Milevska është një nga tetë deputetët që votuan për ndryshimin e Kushtetutës dhe ndryshimin e emrit të shtetit të cilët “tradhëtuan” VMRO-DPMNE-në dhe dolën të funksionojnë si të pavarur në Kuvend./Zhurnal.mk