GazetaMax
Lajme

7 vite nga fillimi i ndërtimit, pishina e mbyllur në Ohër ende nuk ka përfunduar

Ohër, 11 Shtator – Gati një vit nuk ka asnjë aktivitet, edhe pse autoritetet premtojnë se pishina është duke përfunduar. Drejtori i Agjencisë për rini dhe sport, Naumçe Mojsovski, thotë se afati për ndërtim i cili ishte deri më 31 dhjetor të këtij viti, do të shtyhet deri në pranverë.

“Në pishinën e Ohrit vazhdojmë. Me mbikëqyrjen kemi pasur ngecje gjashtë muaj, është zgjedhur mbikëqyrje tjetër, kemi pasur pasoja të padëshiruara, kompania që kryen punimet, shefi i tyre ka përfunduar në paraburgim. Derisa të rifilluan, iu bllokuan llogaritë. Ata sigurojnë që në mars ose prill do të jetë gati. Pishina e Ohrit është gati 70%. Por ka zvarritje”, tha Naumçe Mojsoski– drejtor i Agjencisë për rini dhe sport.

Në këto kushte, pa pishinë të mbyllur, qytetarët e Ohrit notin në dimër e bëjnë në disa nga pishinat e hoteleve. Banorët thonë se janë lodhur nga premtimet.

“Nuk jam optimist, sepse ka dhjetë vjet që po ndërtohet”, tha një qytetar.

“Nuk do ta bëjnë kurrë. Ata vetë e dinë pse”, tha një tjetër qytetar.

“Pas 20 viteve. Sepse nuk ka para. Sepse gjërat nuk funksionojnë mes pushtetit vendor dhe atij qendror. Janë dy mjeshtër, është e vështirë dhe duhen të holla”, deklaroi një qytetare.

“Për dhjetë vjet mendoj se do të ndërtohet autostrada nga këtu në Gjermani, është turp, Ohri është qytet i notit dhe duhet të ketë pishinë të bukur, kështu nuk është mirë”, shtoi një qytetar tjetër.

Pishina e Ohrit fillimisht ishte paraparë të jetë gati për 30 muaj dhe i gjithë projekti ishte parashikuar në shumën prej 5 milionë euro. Projekti parashikon që objekti të ketë dy pishina, klub fitnesi, dyqan për pajisje sportive, hapësirë tregtare dhe administrative, kafene dhe qendër- spa.

Related posts

Jamie Shea: NATO-ja ishte e qartë me serbët, më 24 mars veprojmë

Gazetamax.mk

Osmani: Në vitin 2023 sfidë kryesimi me OSBE, të bashkohemi kundër ndarjeve

Gazetamax.mk

Ende probleme me sistemin TIMS, vendkalimi Qafë Thanë ende i bllokuar

Gazetamax.mk