GazetaMax
Lifestyle

Mjekja tregon kur ndërrmeret ndërhyrja për heqjen e tiroides, rreziqet dhe rezultatet

Tiroidektomia, kur dhe pse bëhet?

Dr.Mirjeta Guni, mjeke endokrinologe

Tiroidektomia është heqja kirurgjikale e të gjithë ose një pjese të gjëndrës tiroide. Kjo procedurë përdoret për të trajtuar çrregullimet e tiroides, të tilla si kanceri, zmadhimi jokanceroz i tiroides (gusha) dhe tiroidja tepër aktive (hipertiroidizmi).

Pse bëhet?

Rekomandohet tiroidektomi nëse keni gjendje të tilla si:
• Kancer i tiroideve. Nëse keni kancer të tiroides, kirurgjia e tiroides mund të jetë një mundësi trajtimi.
• Zmadhimi jokanceroz i tiroides (gushës). Heqja e të gjithë ose një pjese e gjëndrës tiroide është një mundësi nëse keni një strumë të madhe që shkakton parehati, vështirësi në frymëmarrje ose gëlltitje dhe në disa raste hipertiroidizëm.
• Tiroidja mbiprodhuese. Hipertiroidizmi është një gjendje në të cilën gjëndra tiroide prodhon shumë nga hormoni tiroksinë. Nëse keni probleme me medikamentet kundër tiroides dhe nuk doni terapi me jod radioaktiv, tiroidektomia mund të jetë një mundësi.
• Nodujt e papërcaktuar ose të dyshimtë të tiroides. Disa noduse të tiroides nuk mund të identifikohen si kancerogjene ose jo pasi testohet një mostër nga biopsia. Mjeku mund të rekomandojë tiroidektomi nëse noduset kanë një rrezik në rritje të kancerit.

Rreziqet
Tiroidektomia është përgjithësisht një procedurë e sigurt, por si çdo operacion, mbart një rrezik të komplikimeve.

Komplikimet e mundshme përfshijnë:
• Gjakderdhje
• Infeksion
• Nivele të ulëta të hormonit paratiroide (hipoparatiroidizëm) të shkaktuara nga dëmtimi kirurgjikal ose heqja e gjëndrave paratiroide. Këto gjëndra janë të vendosura prapa tiroides tuaj dhe rregullojnë kalciumin në gjak. Hipoparatiroidizmi mund të shkaktojë mpirje, ndjesi shpimi gjilpërash ose ngërçesh për shkak të niveleve të ulëta të kalciumit në gjak.
• Pengesa e rrugëve të frymëmarrjes e shkaktuar nga gjakderdhja.
• Zë i përhershëm i ngjirur ose i dobët për shkak të dëmtimit të nervit.

Rezultatet
Efektet afatgjata të tiroidektomisë varen nga sasia e tiroides që hiqet.

Tiroidektomia e pjesshme
Nëse hiqet vetëm një pjesë e tiroides, pjesa e mbetur zakonisht merr funksionin e të gjithë gjëndrës ndaj mund të mos keni nevojë për terapi të hormoneve tiroide.

Tiroidektomia e plotë
Nëse hiqet e gjithë tiroidja, trupi juaj nuk mund të prodhojë hormonin e tiroides, ndaj do të duhet të merrni medikamentin e rekomanduar nga mjeku.

Related posts

Sabri Fejzullahu vjen me një video mesazh pasi u raportua se ka vdekur

Gazetamax.mk

Një bashkëshort i mirë e vë gruan para…

Gazetamax.mk

Fifi sot feston ditëlindjen, kaq vite ka mbushur

Gazetamax.mk