GazetaMax
Kuriozitete

West Ham synon goditjen e dytë të madhe – mbrojtësi i PSG në shënjestër

West Ham duket se nuk do të ndalet vetëm me transferimin e Gianluca Scamacca.
Skuadra londineze përforcoi repartin e sulmit me lojtarin premtues italian, Scamacca, por tani vëmendja është kthyer te reparti defensiv.
Raportime nga ‘Mediafoot’ thonë se West Ham janë të vendosur të kryejnë transferimin e Abdou Diallo, mbrojtësit të PSG.
Mbrojtja nuk pritej të ishte problem për skuadrën e David Moyes, por lëndimi i Nayef Aguerd bëri që gjërat të ndryshojnë.
PSG e vlerëson Diallo me 17 milionë funte, shifër kjo që mund të kapet nga West Ham.
Për Diallo interesim pati edhe nga skuadra e Milan, por këta të fundit nuk bënë asnjë lëvizje konkrete drejt lojtarit.

Related posts

Bad News Eagles luajnë sot përballë Enternal Fire

Gazeta Max

Vetëm çështje kohe, Benzema pajtohet për ta rinovuar kontratën me Real Madridin

Gazeta Max

Milan përgatit kontratën e re për Giroud

Gazeta Max