GazetaMax
Kuriozitete

De Ligt shpjegon largimin nga Juventus drejt Bayern Munich

Matthijs De Ligt ka shpjeguar vendimin e tij për t’u larguar nga Juventusi drejt Bayern Munich.
Ylli holandez, De Ligt zgjodhi të transferohej te skuadra e Bayern gjatë kësaj vere, duke qenë nga lëvizjet më të mëdha në Bundesliga.
Duke folur për vendimin e tij së fundmi, lojtari ka thënë se ishte koha për një sfidë të re.
“Kisha dy vite të mbetura në kontratën me Juventus, u bëra mbrojtës i kompletuar aty, por ndjeja se kisha nevojë për sfidë të re, ambient të ri”, ka thënë De Ligt.
“Në qershor, Bayern më kontaktoi dhe isha menjëherë i interesuar”, shtoi holandezi.
22 vjeçari u transferua në ‘Allianz Arena’, për një shumë prej 77 milionë eurove.

Related posts

Portieri i talentuar i Benficas shënon një nga golat më të çmendur në histori të futbollit

Gazeta Max

Donnarumma i lumtur me triumfin: Italia kishte nevojë për këtë entuziazëm

Gazeta Max

Binotto: Nuk shoh arsye pse s’mund t’i fitojmë 10 garat e fundit

Gazeta Max