GazetaMax
Kuriozitete

Arsenal s’ka bërë ofertë për Pedro Neto

Pedro Neto tash e sa ditë lidhet me një kalim të mundshëm tek Arsenal, por këta të fundit as që kanë bërë ofertë për lojtarin.
Arsenal po shqyrton opsionet për të bërë edhe ndonjë lëvizje para mbylljes së merkatos, dhe Pedro Neto është një nga emrat e lakuar.
Megjithatë, sipas raportimeve të fundit, Bruno Lage ka konfirmuar se ‘Gunners’ s’kanë bërë ofertë.
“Unë kam dëgjuar për këtë, por asgjë s’ka ardhur tek ne”, ka thënë Lage.
“Është normale të ketë interesim, por askush nuk më ka thënë asgjë për ndonjë propozim, kështu që s’mund të konfirmoj asgjë”, shtoi menaxheri portugez.
Arsenal janë duke punuar për largimin e Nicolas Pepe. Ai mund të jetë çelësi për transferimin e Neto.

Related posts

Futboll: Imamët shqiptarë fitojnë 8 me 2 ndaj pastorëve zviceranë

Gazeta Max

Thiago Motta arrin marrëveshje me Bolognan për postin e trajnerit

Gazeta Max

Përfundon sezoni për lojtarin e Milanit, do të operohet nesër

Gazeta Max