Kosova stërvitet para sfidës së madhe të mbrëmjes ndaj Irlandës

Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar seancën stërvitore në prag të përballjes së rëndësishme të mbrëmjes me Republikën e Irlandës, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Dardanët janë gati për atë që mund të konsiderohet si një finale e vogël për vendin e dytë në Grupin 3 të Ligës B.

Kosova do të përballet sonte (20:45) me Irlandën në Dublin, në një ndeshje me rëndësi të madhe për fatin e renditjes në grup.

Kombëtarja dardane aktualisht renditet në vendin e dytë me shtatë pikë, një më shumë se Irlanda, e cila ndodhet në pozitën e tretë.

“Kombëtarja e Kosovës ka zhvilluar paradite një seancë të lehtë stërvitore në Dublin, në prag të sfidës së sotme ndaj Irlandës.

Fokus dhe motivim maksimal për rezultat pozitiv”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Burimi: botasot.info