GazetaMax
Lajme

Komunikacion në akset rrugore nëpër rrugë të lagështa

Shkup, 10 shtator – Lidhja Automote e Maqedonisë informon se komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pandërprerë nëpër rrugë të lagështa.

“Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar. Në vendkalimet kufitare, nga ana e Maqedonisë së Veriut, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti”, thonë nga LAMM.

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar, respektimin e sinjaleve të përcaktuara të komunikacionit e veçanërisht drejtim të automjetit me kujdes, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për pjesët rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Related posts

Investimet në shkencë kanë marrë tatëpjetën, çdo vit ka rënie!

Gazeta Max

“Maya” erdhi si investitor, por përmes kompanive Off-Shore lau para ruse!

Gazeta Max

Shaqiri: Mbetemi partnerë në ndërtimin e sistemit arsimor më cilësor

Gazeta Max