GazetaMax
Lajme

Vazhdon trendi i rritjes në ZZHTI – mbi 1.300 vende të reja të punës që nga fillimi i këtij viti

Shkup, 10 shtator – Në tetë muajt e parë të këtij viti në kompanitë në ZZHTI janë hapur mbi 1.300 vende të reja të punës me çka vazhdon trendi i rritjes së të punësuarve nga fillimi i këtij viti, tregon analiza e rregullt e ZZHTI. Vetëm në gusht në kompanitë në zonat janë hapur mbi 200 vende të punës me çka numri i përgjithshëm i të punësuarve u rrit dhe arriti në 15.328. Kjo është për 8,5 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar, gjegjësisht për 16,5 për qind më shumë në krahasim me gushtin e vitit 2020.

“Vazhdon trendi pozitiv i rritjes që nga fillimi i vitit edhe sa i përket eksportit dhe importit. Deri në gusht, eksporti nga ZZHTI është rritur dhe ka kaluar 2,3 miliardë euro, që është niveli më i lartë në katër vitet e fundit krahasuar me të njëjtën periudhë. Eksporti nga janari në gusht është 13 për qind më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, gjegjësisht 70 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2020 dhe 25 për qind dhe 48 për qind më i lartë krahasuar me vitin 2019, përkatësisht 2018. Vetëm në muajin gusht kompanitë në ZZHTI realizuan eksport prej gati 300 milionë euro, që është 8 për qind më shumë se gushti i vitit të kaluar”, thuhet në analizë.

“Nga janari deri në gusht 2022 është regjistruar import prej 2,1 miliardë euro, që është niveli më i lartë krahasuar me të njëjtën periudhë të katër viteve të fundit. Kjo është 4 për qind më shumë krahasuar me tetë muajt e parë të vitit 2021, pra 70 për qind krahasuar me vitin 2020 dhe 22 për qind dhe 62 për qind më shumë krahasuar me vitin 2019, gjegjësisht 2018. Importi te kompanitë në ZZHTI në gusht ishte 283 milionë euro, që është 5 për qind më i lartë se i njëjti muaj i vitit të kaluar. Në muajin gusht, eksporti neto është 8,5 për qind”, informojnë nga ZZHTI.

Në tetë muajt e parë të vitit, në ZZHTI u nënshkruan kontrata me një vëllim të përgjithshëm mbi 370 milionë euro, dy prej të cilave janë investimet më të mëdha deri më tani me investime individuale mbi 100 milionë euro – kompania farmaceutike gjermane Gersheimer investon 126 milionë euro në një kapacitet të ri dhe prodhuesi gjerman i makinave elektrike E.go do të investojë 130 milionë euro. Vijojnë negociatat me disa investitorë të tjerë potencialë, ndërsa në kuadër të konceptit të ri të punës së ZZHTI, të prezantuar vitin e kaluar.

Related posts

Takim Kovaçevski – Novak: Evropës i nevojitet Maqedonia e Veriut

Gazetamax.mk

Prokuroria kërkon paraburgim, dyshohet se dhunoi tre fëmijë

Gazetamax.mk

Pendarovski: Ta respektojmë njëri-tjetrin, të jemi të kujdesshëm dhe solidarë dhe ta ruajmë atdheun

Gazetamax.mk