GazetaMax
Lajme

Mickoski: Kalon apo nuk kalon referendumi, VMRO nuk do të mbështesë ndryshimin e kushtetutës

Shkup, 12 shtator – Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, deklaroi sot se beson në suksesin e referendumit, por theksoi se pavarësisht nga rezultati, edhe nëse ai dështon, partia nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana.

“E vetmja mënyrë për të parë nëse do të ketë pjesëmarrje është të mbahet ai referendum, ta mbështesim atë iniciativë dhe të shohim nëse qytetarët do të jenë “pro” apo “kundër”. I inkurajoj në mënyrë demokratike në drejtim të frymës evropiane që nuk pushon së dalë nga goja e tyre teksa vjedhin dhe tani ta bëjnë dhe të mobilizojnë ata pak që të dalin dhe të shprehin pëlqimin e tyre me politikat e tyre. Jam i sigurt se referendumi do të ketë sukses. Por pavarësisht nga rezultati, VMRO-DPMNE nuk do të mbështesë ndryshimin e Kushtetutës në këto rrethana”, tha Mickoski pas takimit të sotëm me kryetarin e Odës Ekonomike, Branko Azeski.

Sipas Mickoskit, qeveria ka frikë nga mobilizimi i popullit dhe konsolidimi i ndjenjave antiqeveritare, të cilat, siç thotë ai, ekzistojnë. Ai, duke iu përgjigjur një pyetjeje lidhur me procedurën për paraqitjen e iniciativës në Kuvend, tha se nëse e konsiderojnë pengesë, do ta korrigjojnë.

“Mund të gjejnë justifikime sa të duan dhe ta shtyjnë punën. Për ne ka rëndësi thelbi, jo formaliteti. Dhe nëse është pengesë, ne do ta korrigjojmë atë pengesë dhe do ta dorëzojmë ashtu siç ata e vlerësojnë se duhet të kryhet, vetëm për të pasur një procedurë të suksesshme, për t’i lejuar qytetarët në mënyrë demokratike të shprehen për politikat e qeverisë në lidhje me Marrëveshjen me Republikën e Bullgarisë”, theksoi Mickoski.

Related posts

“VMRO-vcat ditën flejnë, natën bëjnë zullum”

Gazetamax.mk

Përparim i UCM-së në rang listën e SCIMAGO në vitin 2022

Gazetamax.mk

“Merhamet” fillon shpërndarjen e pakove ushqimore për familjet në nevojë

Gazetamax.mk