GazetaMax
Lajme

Mitrevski: Nisma e VMRO për Referendum është në kundërshtim me Kushtetutën

Shkup, 13 shtator – LSDM e mbështet vendimin e kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi për ta refuzuar nismën e VMRO-DPMNE-së për shpalljen e referendumit, për shkak se, siç thonë nga partia, është jokushtetuese sepse konform Kushtetutës, një marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të anulohet me ligj. Marrëveshjen mund ta prish vetëm ai që e ka nënshkruar, në këtë rast Qeveria dhe për këtë duhet të njoftohet pala tjetër. Nëse VMRO-DPMNE fiton zgjedhjet dhe formon Qeveri, atëherë mund ta ndërpresë Marrëveshjen.

Kjo iniciativë, sipas LSDM-së, është vetëm një tentativë e kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryesisë së ngushtë partiake për t’u fshehur pas popullit dhe për të shpëtuar ulëset e tyre në parti.

“Pas të gjitha konsultimeve me ekspertë që kemi pasur në periudhën e kaluar, ne pretendojmë se kjo nuk është kushtetuese. Ne në të kaluarën, në vitin 2018, e kemi miratuar Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes së fqinjësisë së mirë me Bullgarinë. I tillë është ligji që kemi miratuar. Sipas nenit 118 të Kushtetutës, ligji për ratifikimin e një marrëveshjeje ndërkombëtare nuk mund të anulohet me ligj. Në nenin 13 paragrafi 3 i Marrëveshjes thuhet se ai që e ka nënshkruar, në rastin e Qeverisë, mund ta ndërpresë dhe për këtë ta njoftojë palën tjetër”, theksoi sonte në një konferencë për shtyp, koordinatori i LSDM-së dhe Koalicionit, Jovan Mitreski.

Por, siç tha ai, qëllimi i nismës së Mickoskit dhe VMRO-DPMNE-së nuk është ndërprerja e marrëveshjes, por fshehja e saj pas popullit.

“Nisma ishte edhe një mashtrim i Mickoskit për të shpëtuar karrigen e tij në Pallatin e bardhë dhe interesat e biznesit të një ekipi në mjedisin e tij, theksoi ai.

I pyetur nga një gazetar se cilat do të ishin lëvizjet e radhës të VMRO-DPMNE-së, Mitreski tha se nuk mund të supozojë. Ndoshta, theksoi ai, kanë iniciativa të tjera, por LSDM nuk do të pranojë asgjë që është kundër Kushtetutës së Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi sot e hodhi poshtë nismën me arsyetimin se nuk është kushtetuese dhe se sipas Kushtetutës një marrëveshje ndërkombëtare nuk mund të shfuqizohet me ligj.

Marrëveshjet ndërkombëtare të cilat janë ratifikuar në përputhje me Kushtetutën janë pjesë e rendit të brendshëm kushtetues dhe nuk mund të ndryshohen me ligj, i është përgjigjur kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi propozuesit zyrtar, kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

VMRO-DPMNE më 9 shtator e dorëzoi iniciativën në Kuvend për mbajtjen e referendumit për shfuqizimin e Marrëveshjes me Bullgarinë. Atëherë koordinatori i grupit parlamentar të VMRO-DPMNE-së Nikolla Micevski informoi se i kanë grumbulluar nënshkrimet e nevojshme për parashtrimin e iniciativës.

Paraprakisht, më 5 shtator Komiteti Ekzekutiv i VMRO-DPMNE-së e miratoi pyetjen e referendumit “A jeni për shfuqizimin e rëndësisë së Ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së Miqësisë, Fqinjësisë së Mirë dhe Bashkëpunimit ndërmjet Maqedonisë dhe Bullgarisë të publikuar në Gazetën Zyrtare në datën 18.01.2017?

Related posts

Nga Shkupi dhe Ohri do të ketë fluturime në 48 destinacione

Gazetamax.mk

Një i vdekur dhe pesë të lënduar në një aksident në Shën Erazmo

Gazetamax.mk

Sanksionohen 164 shoferë

Gazetamax.mk