GazetaMax
Lajme

Këshilli Gjyqësor zhvillon procedurë për zgjedhjen e 3 anëtarëve

Shkup, 14 Shtator – Këshilli Gjyqësor po zbaton procesin zgjedhor për zgjedhjen e tre anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, pasi tre anëtarët e tjerë u pensionuan në pajtueshmëri me Ligjin për Marrëdhënie Pune.

Kryetari i Komisionit për Zbatimin e Zgjedhjeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani, informoi se deri më tani nuk janë paraqitur probleme gjatë votimit. Votimi ka zgjatur deri në orën 15. Zgjedhja e kandidatëve është realizuar në 3 njësi zgjedhore.

“Njësia Zgjedhore, Gjykata Supreme ku është paraqitur vetëm një kandidat, gjykatësja Mirjana Radevska Stefkova dhe në këtë njësi zgjedhore janë të shënuar 5 zgjedhës. Njësia zgjedhore për zonën e Gjykatës së Apelit në Shkup dhe zonën gjykatave administrative ku është njësia zgjedhore më e madhe dhe këtu kemi të paraqitur vetëm një kandidat, Zoran Gerasimovski. Këtu janë paraqitur gjithsej 213 zgjedhës dhe zgjedhjet realizohen në 12 vendvotime. Për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor në zonën e Gjykatës Penale në Gostivar këtu kemi të paraqitur 2 kandidatë, zgjedhjet realizohen në 5 vendvotime dhe ka të paraqitur 45 zgjedhës”,- tha kryetari i Komisionit për Zbatimin e Zgjedhjeve për zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor, Isamedin Limani.

Pas përpunimit të rezultateve, Komisioni fillimisht i vërteton rezultatet preliminare dhe më pas pasojnë afatet për ankesa, parashtresa dhe padi. Në ligj nuk është e paraparë census zgjedhor për zgjedhjen e kandidatëve.

Related posts

Ganiu priti në takim ambasadorin japonez

Gazetamax.mk

Nga Janari pritet rritje e çmimit të rrymës

Gazetamax.mk

Pacolli godet komunën e Çairit dhe kreun e saj Ganiu për mossigurim të lejes për garazhet me kate

Gazetamax.mk