GazetaMax
Lajme

Ngjarjet e 81- shit, zëri i popullit

Kjo shprehje përdoret për të përshkruar revoltën e shqiptarëve ose me saktë të demonstratave mbarë popullore në gjithë Kosovën.

Ka të dhëna se në to merren pjesë afro 1 milion veta në gjithë Kosovën.

Që nga ajo kohë pasojat politike më përcjelljen me largim dhe privim të së drejtës për të vazhduar shkollimin pasi isha i diferencuar ideo-politikisht pa të drejtën e shkollimit dhe vazhdimit të shkollimit dhe të drejtën e shoqërimit me shokë me arsyetim se isha përson i padëshiruar dhe armiqësor për shtetin jugosllavë.

Mbështetje të vetme në atë botë të errët më dha një profesor i fizikës, nuk dua të përmend emër për shkak të modestisë së tij, i cili më dha shtytje e mbështetje jo vetëm mua por të gjithë gjeneratave të asaj kohe që patëm probleme të natyrës politike, andaj mirënjohjes dhe respekt pa fund për karakterin, modestinë dhe qëndrimin burrëror të një padagogu me fuqi e moral të lartë.
Pasojat e largimit tim nga shkolla më më përcërcollën në vazhdimësi edhe në shërbim ushtarak.

Pas shërbimit ushtarak, një histori e njejtë më ka përcjellur edhe në studime, nuk kisha të drejtën e banimit në konfikin e studentëve, sepse më kishin llogaritur përson se mund të bëjë ndonjë organizim politikë, isha shumë me fat që isha në studime në Gjakovë, për një mijë e njëqind arsye, mirë më kujtohen fjalët e babait tim të ndjerë, i cili më thonte biri im më sigurtë e keni të filloni studimet në Gjakovë, pasi aty do të jesh si në shtëpin tuaj, sinqerishtë këshillat e prindit tim, ishin me plotë të drejtë, dhe fillova studimet largë vendit tim, për një kohë të shkurtë krijova miqësi dhe mbështetje nga i gjithë stafi akademik i asaj kohe që do të jem mirënjohës për jetë, sot e kësaj dite mbaj kontakte dhe lidhje miqësore, me ish profesorët e nderuar, disa prej tyre sot nuk gjendën në mesin tonë.

Related posts

Kreu i Alternativës Afrim Gashi, mirëpriti në takim ambasadorin shqiptar, Fatos Rekën

Gazetamax.mk

Xhaferi në Tiranë e mori titullin “Doctor Honoris Causa”

Gazetamax.mk

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nën hijen e harresës!

Gazetamax.mk