GazetaMax
Ballina

Don Xhoni paralajmëron këngën e re “Crypto”

Reperi i njohur, Don Xhoni është drejt finalizimit të projektit më të ri muzikor.

Kështu bëri të ditur reperi nga Drenica përmes një postimi në InstaStory, teksa zbuloi emrin e këngës dhe kohë e publikimit.

“E shtunë, “Crypto”, 12.03.2022 – 18:00”, ka shkruar reperi në postimin që ka bërë së fundmi.

Ndërkohë, kujtojmë që kënga e tij e fundit është bashkëpunim me këngëtarin, Butrint Imeri “Corazon” që u lansua në fund të vitit të kaluar.

Ndërsa, krahas projekteve reperi mbetet i angazhuar edhe me koncerte dhe mbrëmje të shumta muzikore.

Ndryshe, Don Xhoni kohë më parë bëri publike lidhje me modelen ruse, Ariana Lirey, me të cilën nuk mungojnë postimet dhe dedikimet në rrjetet sociale ku çifti shfaqen mjaft të dashuruar.

Related posts

Indrit Mlika shkodrani i hiteve, hiti më i freskët “Po vjen” me Ingrit Gjoni

Gazeta Max

Në cilën orë të ditës duhet të merrni magnez? Nga çfarë varet dhe si ta konsumoni siç duhet

Gazeta Max

“Tani e tutje e papunë”, Kaltrina Mikushnica reagon pasi RTK nuk ia vazhdoi kontratën

Gazeta Max