GazetaMax
Lajme

Surija Rashidi: Aleanca për Shqiptarët edhe më tej vepron si opozitë

Shkup, 27 shtator – Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Partia nuk ka diskutuar për hyrje të mundshme në Qeveri, nëse diçka merret si ofertë, organet partiake duhet ta diskutojnë dhe ta shqyrtojnë. Përderisa nuk ka një gjë të tillë, është spekulim i pastër, deklaroi sot në një konferencë për shtyp në Kuvend, deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Surija Rashidi.

I pyetur nëse ASh-ja do të hyjë në Qeveri, Rashidi deklaroi se nuk ka informacion të tillë dhe ajo që mund të thotë në këtë moment është se janë vetëm spekulime.

“Aleanca për Shqiptarët vazhdon të veprojë si opozitë. Aktualisht jemi të angazhuar në strukturimin e partisë kudo që jetojnë votuesit tanë. Kjo është më e rëndësishmja për momentin”, tha Rashidi.

Ai në konferencën për shtyp akuzoi se “zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe drejtori i ndërmarrjes së “Rrugëve Shtetërore” Ejup Rustemi, ia dhanë tenderin për mbikëqyrjen e ndërtimit të korridoreve 8 dhe 10 “Konsorciumit IGH” nga Zagrebi, në pronësi të oligarkëve rusë të afërt me Vlladimir Putinin dhe FSB-në ruse, por për fat të mirë kontrata dështoi sepse “Instituti IGH” nuk depozitoi në kohë garancinë bankare të parashikuar në marrëveshje”.

Related posts

Osmani: Mërgimtarët që kanë M-kartë, janë të privilegjuar në aeroporte

Gazetamax.mk

Zudi Enuzi nuk ndalet. Higjiena Komunale-Shkup aksion për pastrim të Çairit

Gazetamax.mk

Kurti bashkëbisedon me pjesëtarë të komunitetit jo shumicë goran

Gazetamax.mk