GazetaMax
LAJME

Shkolla ende e pa përfunduar në Jabollçisht të Poshtëm

Çashkë, 24 Prill – Nxënësit e fshatit Jabollçisht i poshtëm në komunë e Çashkës mësimin pas grevës do duhet ta vazhdojnë në objekt fetar. Kjo pasi shkolla e nisur tashmë prej disa vitesh në këtë fshat akoma nuk është përfunduar.

Jemi në fshatin Jabollcisht i poshtëm, komunë e Çashkës, shkolla të cilen e shihni në prapavi ende nuk është përfunduar, ndërsa nxënësit do t’i rikthehen mësimit pas grevave në dy objekte të improvizuara.

Pas përfundimit të grevës nxënësit e shkollës “Liria” mësimin do ta ndjekin në këtë objekt fetar.

“shkolla është në këtë gjendje para fillimit të vitit shkollor, para shtatorit”

“nuk e dimë deri kur do vazhdoje kjo dhe deri kur nxënësit tonë do të vazhdojnë të mësojne në vende të vogla siç e shihni është një object privat i fshatit”

Ky është një objekt tjetër në të cilin nxënësit e fshatit Jabollçisht të poshtëm do t’i rikthehen mësimit pas grevës.

Ne si komunë filluam ta ndërtojmë atë shkollë, vlera e projektit është rreth 14 milionë denarë me TVSH… Deri më tani është ndërtuar 30% e shkollës”.

“Ato 70% të ndërtimit të shkolles 8-9 milion denarë, tashmë behen plane me furnizimet publike të ministrisë së arsimit, do të shpallet tender, presim që pas festës së Pashkëve të shpallet tender, dhe pas përfundimit të procedurave të tenderit ku presim deri në fund të muajit maj që të zgjedhet kompania dhe të filloje, diku në tetor do të përfundoje e gjithë shkollën në Jabollcishtin e Poshtëm”.

Ky nuk është i vetmi rast që nxënësit shqiptar ballafaqohen me problemet e arsimit në Cashkë. Vitin e kaluar komuna e Cashkës ishte temë në opinion për mos plotësimin e kushteve të 70 nxënësve shqiptarë të cilët vijojnë mësimin në gjuhën maqedone.

Related posts

Tuntev: Fluturimi me aeroplan po bëhet gjithnjë e më i sigurt

e-max

Ministri Sali: Vazhdon ulja e numrit të të infektuarve me Covid 19

e-max

Alternativa letër Komisionit Europian, kërkon ndihmë për rastet e montuara

e-max