GazetaMax
Lajme

Urdhërohet prishja e kontratës me drejtorin Limani dhe uljen e honorareve për anëtarët e bordit

Shkup, 27 Shtator – Qeveria ka urdhëruar Bordin Drejtues të Shoqërisë Aksionare “Ekonomia e ujërave” që ta ndërpresë kontratën e menaxhimit me drejtorin, Lokman Limani dhe ka urdhëruar që anëtarët e Bordit Drejtues në 12 muajt e ardhshëm të zvogëlojnë për 50 për qind të ardhurat e tyre.

Ky është vendim nga seanca ku u shqyrtua çështja e shoqërisë aksionare e cila është në borxh dhe punonjësit e së cilës dolën në protestë për të kërkuar pagat e tyre.

Qeveria e shqyrtoi informatën me planin e aktiviteteve për rritjen e të hyrave për 10 për qind dhe zvogëlimin e shpenzimeve për 20 për qind të marra nga Sh.A. Qeveria për sqarim në lidhje me përcaktimin e rritjes së tarifës për shërbimet dhe kërkesë për rishikim të pagave i është dërguar SHA “Ekonomia e ujërave”, njofton Qeveria.

Tash e tutje të gjitha kontratat e reja do të lidhen me pëlqimin paraprak të Ministrisë së Financave.

– Në drejtim të zvogëlimit të shpenzimeve, Qeveria ka obliguar SHA “Ekonomia e ujërave” që të zvogëlojë investimet kapitale në vlerë prej 100 milionë denarë, me çka plani financiar zvogëlohet për shumën e propozuar nga ana e tyre, njofton Qeveria.

Related posts

Mbi 600 mysafirë në edicionin e 11-të të Ditës së Fasules në Tearcë

Gazeta Max

Banorët shqiptarë të Vizbegut: Kryetari i Butelit Darko Kostovski mbajti premtimet që BDI dhe LSDM nuk i realizuan për vite me radhë

Gazeta Max

Lidhja Europiane për Ndryshim: Pushteti të përgjigjet: A është i përfshirë Lupço Palevski edhe në organizimin e rastit të montuar “Monstra”?!

Gazeta Max