Shkup, 28 shtator – Bashkësia Fetare Islame ka reaguar ndaj produktit i cili përmbante 40% mish derri, e në të njejtin produkt qëndronte vula e standardit “Hallall”. Bëhet fjalë për narezak i cili shitet në marketet e “Stokomak” në Maqedoni, përcjellë Zhurnal.
BFI shprehet se ky produkt prodhohet në Serbi dhe shitet në Maqedoni. Nga BFI kanë kërkuar na Stokomak urgjentisht të tërheqin këtë produkt nga raftet e marketeve sepse i njejti nuk përmbushë kushtet për standard “Hallall”. Gjithashtu BFI njofton se i kanë kërkuar Bashkësisë Fetare Islame në Serbi të ndërmer masa në tërheqjen e certifikimit hallall për kompaninë prodhuese.
Nga BFI falenderojnë të gjithë qytetarët muslimanë për paraqitjen e këtij rasti./Zhurnal.mk